Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Tahiri sulmon VETTINGUN, mbron 15 mijë policët: Pse nuk e filluam nga vetja ne drejtësinë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

ed2849ed23185a6b3bb176a5249614c6

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot dorëzoi mandatin e tij si deputet për t’i hapur rrugë hetimit.

Mes deklaratave të forta, Tahiri sulmoi vettingun ndaj 15000 punonjësve të policisë së shtetit ndërsa tha se në fakt drejtësia duhej të niste nga deputetët, ministrat, zv.ministrat e politika në përgjithësi.

“Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë. 

Tani bëjnë edhe vetingun për policët e shkretë që ç’nuk kanë parë në 30 vjet për politikën. Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës e as me një veting. E mbi 1.300 policë që janë larguar e dënuar për korrupsion e shkelje ligji sa isha unë në detyrë, janë provë e vullnetit për të bërë ata që duhej. Por as këtë nuk e thotë njeri. 

Por pyes, pas drejtësisë përse nuk e filluam nga vetja ne me vetingun? 

Deputetë, ministra, zv/ministra, politika në tërësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve pse nuk e vazhduam vetingun me veten?”, pyeti retorikisht Tahiri.

“Unë po hetohem, do gjykohem, e kjo është kaluar çdo vetingu. E palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet, vazhdoj ti mbaj në kurriz duke më bërë moral”, deklaroi me tone revolte ish-ministri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img