Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tahiri sulmohet verbalisht për 21 Janarin: Pse nuk po bën PS drejtësi?

Shkruar nga Newsbomb

Kritikave ndaj maxhorancës për rolin e munguar në zbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit, nuk i shpëtoi as Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka qenë një mes politikanëve të shumtë të maxhoranxës aktuale që foli mbi drejtësinë sipas tij të vonuar për 21 Janarin.

Deputeti i PS, që ishte në radhën e protestuesve gjatë manifestimit para 4 vjetësh në Bulevard ku u vranë 4 persona barbarisht, ka akuzuar gjykatat dhe prokurorët si fajtorët për mungesën e drejtësisë.

“Sot është dita më e zezë për drejtësinë! 4 vjet më parë u vranë 4 qytetaë, ndërsa sot nuk ka ende të dënuar. Krim ata që vranë. Krim ata që urdhëruan. Krim ata që mbuluan politikisht. Krim ata që nuk bënë drejtësi e nuk dënuan njeri. Ështe krim që vazhdon, deri kur drejtësia të bëj drejtësi.  Prokuroria ka në dorë një hetim të plotë, të nisur muaj më parë. Por ende nuk ka asnjë përgjigje. Cfarë bëhet? Përse hesht Prokuroria? Për cilën arsye nuk konkludohen hetimet? Heshtja e institucioneve të drejtësisë, është krim më i rëndë akoma.”-shkruan Saimir Tahiri.

Por nuk ka munguar dhe përgjigjja e dhjetëra komentuesve të cilët të revoltuar me fjalitë e Tahirit, i kanë kërkuar llogari për votën e dhënë maxhorancës, një prej arsyeve që ishte dhe zbardhja e ngjarjes para 4 vjetësh.

“Kjo është lufta qe ju jeni te detyruar ta fitoni,, te gjith e dime qe drejtesia ne Shqiperi nuk funksionon,, ju nuk duhet te postoni nji status si ky,, por te premtoni qe do vendosni drejtesi, sepse nuk ka shtet nese nuk ka drejtesi” shkruan një prej komentuesve.

“Nuk ka justifikim as per ju. Kush ju pengon te ngrini komision hetimor per zhdukjen e serverit te kryeministrise? Ata punonjes te administrates te kryeministrise, te cilet disa ende vazhdojne te punojne aty, me e pakta duheshin pyetur. Perse nuk e keni bere deri me sot? Sepse nuk ka vullnet nga ana juaj. Kjo do t'ju kushtoje. Atehere, cfare dreq shteti po ndertoni, kur kriminelet dihen e nuk dergohen dot ne burg?” është një tjetër koment i një ndjekëseje të ministrit socialist. 

Përveç Tahirit, kanë reaguar dhe shumë përfaqësues të tjerë të PS, mes të cilëve Balla dhe Braçe. "Shpirti i socialisteve nuk do gjeje paqe deri ne diten qe do behet drejtesi per 21 Janarin. Prandaj nuk do te rreshtim ne perpjekjen tone per ta bere drejtesine ne kete vend" shkruan deputeti Taulant Balla, në një foto mbi një pllakë në Bulevard ku u vra një protestues. 

“Dua ti kërkoj falje familjarëve të viktimave të 21 Janarit, t’ju them se kemi disa barrier kushtetuese e e ligjore për këtë ngjarje. Barriera e parë është Presidenti. Ai duhet të pyetet pse nuk ka drejtësi oër 21 Janarin. PD është pala nën akuzë për këtë, dhe Nishanin nuk e kam dëgjuar të artikulojë mosgjetjen e autorëve të vrasjeve” tha deputeti tjetër, Braçe. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese