Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tahiri pezullon shefin e Krimeve në Kukës: Pjesëmarrja me armë në tubim, e papranueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4d8b45b601b7384b5d17b2f5cb6c5cc

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka njoftuar pezullimin e shefit të Krimeve në qarkun e Kukësit i cili u drejtoi armën e tij të zjarrit protestuesve në protestën e djeshme në Kukës. Tahiri shprehet se pjesëmarrja në një tubim me armë është tërësishte papranueshme sikurse tejkalimi i ligjit. Ministri  u zotua për hetim të plotë ndaj këtij rasti si dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të gjithkujt që shkel ligjin.

“Pavarësisht se protesta e disa qytetarëve në Kukes ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjësi i Policisë së Shtetit është pezulluar deri në hetimin e plotë të ligjshmërise se veprimeve dhe zbatimit të procedurave të parashikuara.
Pjesëmarrja me armë në një tubim, është e paligjshme. Ashtu sic është tërësisht e papranueshme sjellja e punonjësve të policise që tejkalojne ligjin për t’i bërë balë paligjshmërisë së cilitdo.
Detyrimi i punonjësve të policise për të respektuar ligjin, është më i madh se liria që çdo qytetar mund t’i japë vetes për të shkelur ligjin.
Hatimi disiplinor i Policisë sëShtetit, Shërbimi i Ankesave dhe Cështjeve të Brendshme dhe Drejtoria e Inspektimit pranë Ministrit te Brendshem, do hetojnë plotësisht këtë rast, si dhe do rishikohen aktet dhe procedurat për zbatim në rastet e tubimeve dhe masave policore.
Ashtu siç besoj, hetimet e Prokurorisë do nxjerrin përgjegjësitë përkatëse, pa kursyer kërkënd”, shkruan Tahiri nga profili i tij zyrtar.

Lexo edhe:  Shefi i Krimeve në Kukës kërcënon protestuesit me armë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img