Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tahiri në Prokurori: “Doshi” u sajua për të fshehur vrasjen e Artan Santos

Shkruar nga Newsbomb

Prej ditësh në mediat shqiptare janë publikuar dëshmitë e dhëna nga krerët më të lartë të shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Doshi” dhe rasti i fundit është dëshmia e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Në dëshminë e dhënë përpara prokurorit, Tahiri është shprehur se nga informacionet që kishte mbledhur paraprakisht, kishte të dhëna se Durim Bami mund të ishte i përfshirë në vrasjen e bankierit Artan Santo.

“Kam kontaktuar me disa drejtues të Policisë së Shtetit. U shpjegova të gjithë historinë dhe i thashë përshtypjen time që kjo histori më dukej teatër për të fshehur ose një ngjarje tjetër kriminale, ndërkohë unë e kisha marrë informacion se kush ishte Durim Bami (Duri). Nga informacionet e marra para këtij takimi, kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një sërë ngjarjesh kriminale. U kam thënë zyrtarëve të policisë që ky mund të ishte teatër, por duhet të merrnim masa pasi personi i përfshirë dhe të përmendur mund të kishte probleme, pasi siç m’u tregua, dukej e madhe”, është shprehur Tahiri.

Por ministri shkon më tej me dyshimet e tij, kur ka deklaruar se e gjithë çështja e deputetit Tom Doshi, ishte sajuar për të mbuluar vrasjen e biznesmenit Santo, ose atë të vrasjes së komisar Dritan Lamajt, ku i akuzuari kryesor ishte Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku.

“Në darkë, pasi kisha marrë edhe informacion të zgjeruar nga zyrtarët e policisë, kam folur me Kryeministrin në telefon dhe i kam thënë që sipas meje kjo histori është e gjitha e pavërtetë. Unë i thashë gjithashtu që kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit, ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që, sipas meje, ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllain e deputetit Mark Frroku. Kjo sepse ne kishim problem me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt. Kur ia thashë kryeministrit, ishte përshtypja ime paraprake dhe e zyrtarëve të policisë me të cilët unë kisha shkëmbyer informacionin”, ka thënë Tahiri në prokurori.

Tahiri ka sqaruar se për dyshimet e tij ka lajmëruar edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën.

“Llalla më tha se kishte dijeni se i kishte thënë Doshi, por më tha se nuk e mora seriozisht, por i kishte thënë deputetit se jemi gati të bëjmë hetime. Ndërkohë unë i thashë dhe dyshimet e mia, se mund të ishte një gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale, lidhur me ato që përmenda më lart për Santon dhe Frrokun.Ndërkohë unë i thashë dhe dyshimet e mia, se mund të ishte një gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale, lidhur me ato që përmenda më lart për Santon dhe Frrokun”, shprehet ai.

Disa muaj më parë ish-deputeti i PS-së, Tom Doshi akuzoi kreun e Kuvendit Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e tij. Personi që ishte paguar për të vrarë Doshin, pretendohet nga vetë ai se ishte Durim Bami. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu