Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Tahiri kritikon sistemin e drejtësisë, depoziton një projektligj në Kuvend: Shpresoj që parlamenti të thyejë heshtjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar sot në parlament një projektligj

Ai ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugorë lidhur me fenomenin e dhunës së kafshëve, referuar rastit të disa ditëve më parë në Kuçovë. 

Tahiri thotë se këto ndryshime janë të domosdoshme pasi nuk mund të marrë të njëjtën masë dënimi si ai person që kapet me 1 gram drogë me atë që kapet me tonelata. 

“Kam depozituar në Kuvend një projektligj që synon disa gjëra, duke u nisur nga fenomene të dhunës kundër kafshëve. Dua të propozoj disa ndryshime në kodin penal për të ndaluar fenomenet  e dhunës që s’kanë të bëjnë vetëm me kafshët, por me dhunën në tërësi. Ai që dhunon sot një kafshë, nesër mund të jetë rrezik për shoqërinë. Kam rikujtuar propozimet që kam bërë ndryshime në kodin penal për kultivimin e drogës. E quaj të pashembullt, pasi është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet të dënohet njëlloj si ai që kapet me një gramë hashash me atë që kapet me tonelata drogë. Kjo ka shërbyer për gjykatën si mënyrë për më shumë padrejtësië, duke lëshuar nga duart e atyre ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatat. Po ashtu, disa ndryshime me kodin rrugor, dua tja rikujtoj këto ndryshime se besoj se organet ligjzbatuese e kanë të pamundur të bëjnë drjetësinë sic duhet se mungon ndryshimi i duhur në kodin penal. Shpresoj të dalë nga heshtja parlamenti pas më shumë se një vit dhe të marrë në shqyrtim këto kërkesa. Nuk na falet si shoqëri që të kemi dhunë ndaj kafshëve, të ketë padrejtësi ndryshe për ata që s’kanë mundësi dhe ndryshe për ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatën”, përfundon ish-ministri Saimir Tahiri. 

Më shumë




spot_img








spot_img