Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka deklaruar se për 11 për qind të efektivëve të policisë kanë nisur procedimet penale dhe disiplinore në luftën kundër korrupsionit. “11% e të gjithë efektivit i është nënshtruar procedimit penal e disiplinor për çështje të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë”, ka thënë sot Tahiri, në analizën vjetore të ministrisë që drejton për vitin 2014.
Po kështu lajmi i ri që ka dhënë sot Tahiri është edhe testimi fizik i policëve, që komentuar nga ai është i nevojshëm për të parë nëse ata e përballojnë dot terrenin dhe nevojat e qytetarëve. “Për policët është e rëndësishme etika në komunikim, mënyra e sjelljes, respektimi i rregullave në çdo detaj deri në aspektin fizik se nuk mund të ketë më punonjës policie që nuk i përgjigjen fizikisht nevojës së qytetarit. Veçanërisht ata që janë në terren do t’i përgjigjen testit të përformancës”, bëri me dije Tahiri.