Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tahiri i shpëtoi burgut, Çlirim Gjata: Ata gjyqtarët duhet të jepnin dorëheqjen, Saimiri di shumë gjëra

Shkruar nga Newsbomb
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata

Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Clirim Gjata reagoi i revoltuar me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar për shpërdorim detyre ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në ‘’News 24’’, zyrtari demokrat theksoi se kauza e PD-së nuk është dënimi i Tahirit, por vënia para drejtësisë e të gjithë personave përgjegjës për kanabizimin e vendit dhe shpërndarjen e drogës në vendet e Europës.

‘’Edi Rama thotë se për Tahirin nuk di gjë, për Pjetrin jo, për Kajmakun jo. Po çfarë pune bën ky kryeministër. E kanë dënuar për shpërdorim detyre. Kauza jonë nuk është dënimi i Tahirit. Nuk është kauza jonë të dënojmë me dhunë kundërshtarët. Të dalin fajtorët që kanabizuan vendin. Çfarë nuk thanë për Lazaratin dhe PD-në. Mbyllën Lazaratin dhe krijuan këtë gjendje në gjithë Shqipërinë. Kauza jonë është dalja para drejtësisë e atyre që kanabizuan vendin dhe mbushën gjithë Europën me drogë.

Gjata shtoi se forcimi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Europës kanë bllokuar prej 6 vitesh hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

‘’Anglia dhe Holanda kanë qenë kundër. Vetëm Gjermania na ka mbajtur pak anën. 6 vjet nuk kemi avancuar për negociata për trafikun e drogës’’, u shpreh sekretari ligjor i PD-së për ndikimin e trafikut të drogës në çështjen e negociatave të Shqipërisë për të hyrë në BE.

Për sa i përket, grupit të gjyqtarëve që dënuan Tahirin me 5 vite burg, e konvertuar në 3.4 vite shërbim prove, Gjata u tregua akoma më i ashpër ndaj gjyqtarëve Ardit Mustafaj, Irena Gjokës dhe Flora Hajredinajt. Sipas tij, për shkak se këta gjyqtarë dhanë vendim të kushtëzuar nga presioni politik duhe të dorëhiqeshin.

Për shkak të luftës së brendshme për pushtet, PS e shiti Saimir Tahirin duke ditur që po zhvillohej dhe nëj gjyq në Itali për grupin e Habilajve. Por, e shitën deri diku Tahirin, se pastaj do të shisnin veten. Saimir Tahiri di shumë gjëra. Ai tha të më kishin dënuar për trafik droge. Ky është kërcënim. Po të ishte burrë Tahiri të hapë dosjet. Këtu problemi është politik. Gjykata ra në rrjetën e politikës. Nuk doli mbi politikën, nuk mbrojti kushtetuën dhe Kodin Penal. Ata 3 gjyqtarët duhet të japin doërheqjen. Po të jenë stresuar dhe kërcënuar, duhet të kishin dhënë dorëheqjen’’, përfundoi zyrtari i PD-së Çlirim Gjata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese