Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri fitoi ditën e djeshme betejën. Apeli i Krimeve të Rënda, vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin.
Tashmë ish ministri i Brendshëm është totalisht i lirë. Të shumtë kanë qenë ata që i ka gëzuar pa masë lirimi i Tahirit. Ditën e djeshme ai u fiksua nga kamerat në ballkonin e banesës duke festuar me miqtë. Ndërsa në një video të publikuar shihet se si qielli mbushet me fishekzjarre shumëngjyrëshe në zonën e ish Kombinatit në Tiranë për të festuar lirinë e ish ministrit.
Ndiqni videon e publikuar nga nga Klajdi Meçi, inspektor pranë IKMT.
Sondazh
Poll