Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tahiri: Është ulur në zero numri i personave që nisen në vendet e luftës

Shkruar nga Newsbomb

Saimir Tahiri, ka lënë të kuptohet se Polia e Shtetit është në krye të detyrës, duke ndaluar kështu të gjithë personat që tentojnë t’ju bashkohen luftimeve me Shtetin Islamik. Gjatë fajles së tij në Samitin e Vendeve të Rajonit, që po zhvillohet në Tiranë, ministri i Berndshëm deklaroi se “është ulur gati në zero numri i personave që mund të nisen në vendet e luftës”.

Pavarësisht kësaj Tahiri tha se tendencat  e terrorizmit janë më shetësuese se kurdoherë tjetër, dhe ka kërkuar krijimin e ekipeve të përbashkëta midis shteteve të rajonitb për  hetimin e rasteve.

Tahiri tha se bashkëpunimi i deritanishëm me  agjencitë ligjzbatuese ka dhë rezultate pozitive.

Samiti i Vendeve të Rajonit, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit po zhvillohet në Tiranë në datat 19-20 Maj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.