Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tahiri dhe Noka përplasen në Komision, por largimi i ministrit sjell sulmin e opozitës ndaj Brahos: Të dhje*sha mu në kryetar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6a32ddb978f6fb97bf4c4ef68c2861f1

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm në Komisionin e Sigurisë për të raportuar përpara deputetëve, por edhe këtë herë mbledhja është zhvilluar me debate të ashpra mes tij dhe demokratit Flamur Noka.

Tahiri është shprehur se rendi në vend nuk është në ditën e tij më të keqe, ndërsa ka përmendur edhe borxhet e trashëguara nga qeveria e Berishës çka ka sjellë reagimin e mënjëhershëm të Nokës.

“Ndërro kasetë se ke tre vjet me këtë muhabet”, i është drejtuar Noka ministrit, si dhe ka theksuar se në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme nuk ka qenë kjo situatë me kanabisin që është sot.

Por largimi i Tahirit nga mbledhja ka përshkallëzuar në përplasje te Nokës me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho.

Demokrati ka fyer Brahon duke iu drejtuar: Të dhje*sha mu në kryetar që je”.

Debatet:

Saimir Tahiri: Nuk besoj se rendi është në ditën më të keqe, por në situatën më të mirë të 25 viteve. Kemi ende në kurriz borxhe të qeverisë së kaluar.

Flamur Noka: Ndërro kasetën se ke tre vjet me këtë muhabet.

Tahiri: Mënyra si flet tregon sesi ke qeverisur kur ishe ministër.

Noka: Unë kam qenë ministër pa hashash, banda, shullazë apo frrokë.

Tahiri: Më jepni emrat e policëve të inkriminuar ose lërini pallavrat politike dhe denonconi në prokurori të gjtiha rastet. Ne kemi shlyer çdo detyrim ndaj punonjësve të policisë dhe në mars do të ketë rritje pagash.

Asllan Dogjani: Bandat kontrollojnë territorin. Vrasja e Nelgert Pata e tregon shumë mirë këtë.

***

Noka-Brahos: Çfarë është ai karagjoz që largohet ashtu? Si e lejon Tahirin të largohet nga mbledhja. Të dhje*sha mu në kryetar që je. Nuk je i aftë të drejtosh një komision.

Braho: E dënoj aktin e Flamur Nokës. Ka ardhur me skenar për të prishur mbledhjen. 

VIDEO e Përplasjes

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img