Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Tages-Anzeiger”: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, kush i mori 100 milion franga?

Shkruar nga Newsbomb
“Tages-Anzeiger”: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, kush i

"Por Shqipëria është një vend në të cilin shpesh janë të mundshme gjëra të pabesueshme."

Kështu shkruan gazeta e përditshme zvicerane “Tages-Anzeiger”, e cila i ka kushtuar një artikull Arben Ahmetaj, pas intervistës që ky i fundit dha mbrëmjen e djeshme për Syri TV, ku shënjestroi direkt Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si pronarë të inceneratorit të Tiranës.

"Si shumë skandale të tjera në Shqipëri, edhe ky nisi me gjoja qëllimet më të mira. Qeveria donte të zgjidhte problemin e plehrave në vend, të mbyllte venddepozitime, të mblidhte mbetjet e shtrira pothuajse kudo dhe t'i hidhte ato në impiantet moderne të djegies së mbetjeve. Këta supozohej t'i ndërtonin dy biznesmenë të dyshimtë dhe ata merrnin porositë përkatëse nga shteti", vijon artikulli,

Mirëpo, në kushtet kur paratë rrodhën nga Thesari i shtetit shqiptar si lumenj, djegësi i Tiranës nuk ekziston fare. Shqiptarët kanë hequr dorë prej kohësh dhe po largohen nga vendi shkruan e përditshmja zvicerane, duke theksuar se askush nuk e di se kush i mori dhe ku përfunduan paratë e inceneratorit.

Lexo edhe: “Tagesanzeiger” artikull për Ahmetajn: A ka aplikuar për azil në Zvicër ish-ministri?

"Por Shqipëria është një vend në të cilin shpesh janë të mundshme gjëra të pabesueshme. Shumica e impianteve të djegies së mbetjeve nuk u ndërtuan kurrë, por paratë rrodhën si përrenj nga thesari i shtetit. Autoritetet vunë në dispozicion mbi 100 milionë franga vetëm për një objekt në kryeqytetin Tiranë që nuk ekziston deri më sot.

Ku u zhdukën këto fonde? Kush përfitoi? Kush qëndron pas skemës masive të korrupsionit? Këto pyetje shqetësojnë gjyqësorin, shumë shqiptarë kanë hequr dorë prej kohësh dhe po largohen nga vendi për në Evropën Perëndimore", thuhet në artikullin e “Tages-Anzeiger”.

Agjencia kundër korrupsionit SPAK, e themeluar me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, po përballet me provën e saj më të rëndësishme, vijon shkrimi në median zvicerane.

Lexo edhe: Media në Zvicër: Arben Ahmetaj mesa duket ndodhet këtu, mund të ekstradohet!

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Lexo edhe: Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Lexo edhe: Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u financon fushatat

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese