Hapësire reklamuese

Politikë

Tabaku takim me Yuri Kim dhe Escobar: Aleanca mes vendeve gur themeli për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Tabaku takim me Yuri Kim dhe Escobar: Aleanca mes vendeve gur themeli për

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është takuar këtë të mërkurë me ish-ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe të dërguarin e SHB-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social në Fcebook, Tabaku ka ndarë me ndjekësit foton me Yuri Kim dhe Escobarin. Krahas fotos, Tabaku bën me dije se në takimin me Kim dhe Escobar zhvilloi një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Tabaku thotë se aleanca dhe partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-ve janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen.

“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkruan Jorida Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese