Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Tabaku për krizën në PD: Opozitë s’bëhet duke thënë “jam opozitë”, duhet të dalim me një kandidat në zgjedhje

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike.

Ajo u shpreh se opozitë nuk është ai që bërtet se “jam opozitë”, por ata që denoncojnë aferat dhe korrupzionet e qeverisë.

Deputetja tha se duhet që PD të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

“Është kaq e vështirë se unë s’dua me i sulmua kolegët. Unë kam që 16 vjeç në PD jam do të jem dhe do jem gjithmonë atje. Opozita nuk bëhet duke thënë se unë jam opozitë, por duke e treguar si tek incineratorë. Kur ka qenë më shumë në vështirësi qeveria në dhjetor për inceneratorët apo kur bëhet zhurmë 30 min në Parlament dhe më pas largohen.

Po kur ju thonë ju nuk jeni opozita e vërtetë. Unë asnjëherë nuk e kam bërë asnjëherë këtë akuzë. Një politikan që ka shkuar nga njëriu te tjetra është e fundit që mund të më bëj mua moral.Në politikë është e rëndësishme qëndrueshmëria.

Këto akuza brenda në PD i japin material pushtetit për ta zhvlersuar opozitën. Kjo tregon edhe sa besim kanë qyetarët te politika.  Ashtu sic doli edhe dje sontazhi.

Unë e kam humbur betejën për tu pëlqyer të gjithëve. Unë nuk e kam gojën të mbyllur dhe kam denoncuar këdo. Kurse këta më akuzojnë sot nuk i kam parë te kenë rekord për denoncimet. PD ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe nuk jami duke e shfrrëzuar dhe duhet patjetër të vazhdojmë me një kandidat dhe të jemi të bashkuar, por me mendime ndryshe” tha Tabaku nddër të tjera për “Kjo Javë”.


Më shumë