Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka marrë pjesë sot në mbledhjen e zhvilluar për raportin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Tabaku është takuar me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të PE, David McAllister si dhe me anëtarët.
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja demokrate thotë se detyrimet dhe angazhimet për fazën e re sapo kanë nisur dhe kërkojnë më shumë punë nga qeveria, por edhe mbikëqyrje nga parlamenti.
Postimi i Tabakut:
Ditë plot takime sot në Parlamentin Europian me kryetarin e Komisionit të Jashtëm David McAllister dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm.
Pata kënaqësinë e veçantë të isha pjesmarrëse në mbledhjen e zhvilluar për raportin për Shqipërinë!
Detyrimet dhe angazhimet tona sapo kanë nisur dhe faza e re kërkon më shumë punë nga qeveria dhe mbikqyrje nga Parlamenti!
Lufta ndaj korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e medias.
Të ndërtojmë Europën këtu!