Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Tabaku mesazh nga Parlamenti Suedez: Europa s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, Kosovës t’i njihet statusi i vendit kandidat!

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratke, Jorida Tabaku ndodhet në Stokholm, ku ka marrë pjesë në punimet e parlamentit suedez. Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Tabaku, ka postuar një video në Facebook, ku ka folur në lidhje me diskutimet e mbajtura në këtë takim.

Fokusi ka qenë lufta kundër krimit të organizuar, ku deputetja e PD ka kërkuar një mbikqyrje më të afërt nga ana e Bashkimit Europian për këtë çështje.Shqetësim, sipas saj, rritja e migracionit lidhet me rritjen e Krimit te Organizuar dhe korrupsionit.

“Sot Krimi i Organizuar po ndikon ne procesin e kontratave publike dhe proceset politike. Ajo kërkoi më shumë vëmendje për luftën kundër Pastrimit të Parave dhe gjithashtu edhe forcimin e institucioneve të demokracisë në vend.Bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar duhet të jetë një bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ndihma me e madhe qe mund t’i behet Shqipërisë është të ndihmohet në demokracinë institucionale dhe funksionale, pasja e institucioneve të shtetit të së drejtës! Për këtë arsye procesi i integrimit duhet përdorur për të ndërtuar Europën në Shqipëri!”, tha Tabaku.

Më tej deputetja demokrate u shpreh se duhet të vlerësojmë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se nuk duhet të ketë pengesa të mëtejshme, por duhet shtyrë përpara. Ajo theksoi se Kosovës duhet t’i njihet statusi i vendit kandidat, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë negociatat pas procesit screening, si dhe me Bosnie Hercegovinën.

“Kjo është e ardhmja për rajonin, por dhe për BE-në, është më mirë me Ballkanin Perëndimor, se sa pa të- përfundoi’, Tabaku.

Më shumë