Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tabaku: Kërkesë Kuvendit për heqjen e taksës së qarkullimit, ulje 14% dhe energjisë

Shkruar nga Newsbomb

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës për çmimin e lartë të naftës të hënën.  Ajo deklaruar se do t’i dërgojnë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën për heqjen e taksës së qarkullimit dhe  uljen 14% të çmimit të energjisë elektrike, ashtu siç ka premtuar qeveria Rama.

“Partia Demokratike do t’i paraqesë Kuvendit amendamentet dhe kërkesën për ndryshime për heqjen e taksës së qarkullimit dhe uljen me 14% të çmimit të energjisë sipas premtimit të qeverisë. Ftojmë qeverinë të reflektojë, në të kundërt do të ketë një përshkallëzim të protestave deri në largimin e saj”, tha Tabaku.

Falenderojmë gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës për protestën ndaj çmimit të karburantit. Shqipëria ka çmimin më të lartë në Ballkan, si rezultat i taksave të larta që aplikohen. Qytetarët floën qartë, kundër rritjes së taksës 24 lekë për litër, dhe qeveria duhet të reflektojë sa nuk është vonë dhe të shqyrtojë propozimet tona” tha Jorida Tabaku.

“Në të kundërt PD do të përshkallëzojë protestat mbarëpopullore kundër taksave të larta,kundër varfërisë, papunësisë dhe krizës ekonomike” tha Tabaku. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese