Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tabaku i thotë se e ka rrogën 9 milionë, ish-administratori i inceneratorit të Fierit habitet: Seriozisht?! Më jepni lekët se mi kanë vjedhur, merre kartën time…

Shkruar nga Newsbomb
Tabaku i thotë se e ka rrogën 9 milionë, ish-administratori i

Në Komisionin Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, ka qenë i pranishëm për të dëshmuar Arenc Myrtezani, ish-administrator i Inceneratorit të Fierit.

Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, në një moment i ka thënë Myrtezanit se ai është personi më i paguar me rrogë 9 milionë lekë në muaj, por kjo shifër ka habitur edhe vetë ish-administratorin. që tashmë mban një tjetër post në kompani.

Myrtezani u shpreh se ka mundësi ta kenë vjedhur, pasi rroga e tij është disa herë më e ulët. Ai nxori edhe kartën e bankës dhe i kërkoi Tabakut që të shkonte dhe të verifikonte rrogën e tij.

Pjesë nga biseda në Komisionin Hetimor:

Tabaku: Jeni personi me rrogën më të lartë. Keni 5 herë rrogën më të lartë se ai poshtë jush

Myrtezani: Sa është rroga ime? Se në media ka dalë që e kam rrogën edhe 13 milionë lekë. Nuk ka problem, bëje publike

Tabaku: 9 milionë lekë

Myrtezani: Atëherë më jepni lekët se mi kanë vjedhur. Ju lutem të dyja palëve më gjeni lekët se mi kanë vjedhur.

Tabaku: Çoji në prokurori se deklarojnë pagë për ty 9 milionë lekë.

Myrtezani: Kjo është karta ime e bankës. Urdhëro merre dhe shiko rrogën time

Tabaku: Kanë deklaruar pagën 9 milionë për ju

Myrtezani: Seriozisht është rroga ime 9 milionë lekë aty?

Gjatë bisedës pa mikrofona me deputetin Helidon Bushati, ai tha se rroga e tij është 1.8 milionë lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll