Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Tabaku i përgjigjet Ramës për deklaratat ndaj SPAK: Prokurorët s’duhet të stepen nga kërcënimet e kryeministrit, ankohet se po goditen të vetët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili sulmoi ditën e sotme SPAK për punën e dobët, si dhe u kërkoi që të çonin para drejtësisë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një postimi në Twitter, Tabaku ironizon kryeministrin duke thënë se po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar.

albsig

spring

Sipas saj, vetë Rama është peshkaqeni kryesor i aferës së inceneratorëve dhe e udhës do ishte që ai të inkurajonte SPAK për të vazhduar hetimet për aferën 430 mln euro e jo tw ankohet se po goditen tw vetët.

Postimi i Tabakut:
Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img