Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Tabaku dhe Bylykbashi takim me Komsionin e Venecias: Pronat nuk i merr dot askush!

spot_img

Lajme të ngjashëm

ef28a5d05f2824417961c457d26d930e

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim, me delegacionin e Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Paluajtshme.

Tabaku dhe Bylykbashi bënë të ditur se kanë diskutuar me Komisionin, për çështjen e pronave, jo vetëm problemet që janë krijuar me ish-pronarët, po dhe vizionin e PD-së për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

“Pronën s’e merr dot askush, as Edi Rama”, theksoi Tabaku.

Nga ana e tjetër Bylykbashi tha se ua bënë të qartë ekspertëve të huaj sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve në emër gjoja të interesit publik, me të ashtuquajturën Korporatë e Investimeve dhe një mekanizmi të ndërtuar qëllimshëm.

“Ajo që ne u bëmë të qartë se i gjithë ky proces që bllokoi pronat ka një qëllim të vetëm që nëpërmjet këtyre makanizmave ta marrë këtë pronë dhe t’ua japë oligarkëve, sikur të jetë pjesë e interesit publik. Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë është i qëllimshëm për këtë mekanizëm, që pronarët të mos ankohen te gjykata Kushtetuese”, tha Bylykbashi në një prononcim për mediat pas takimit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img