Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

”Ta tregoj unë kur të dalësh”, reagon për herë të parë KEJSI pas deklaratave të Stresit: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim!

Shkruar nga Newsbomb
”Ta tregoj unë kur të dalësh”, reagon për

Reperi Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si “Stresi”, që kur është futur në “Big Brojther Vip Kosovë”, ka përmendur vazhdimishthistorinë e dashurisë me ish gruan e tij Kejsin dhe së fundmi ka shpalosur edhe historinë e saj të problemeve shëndetësore.

Por Kejsi si një person që dëshiron privatësi të plotë, ka kërkuar mirëkuptimin e Stresit dhe të banorëve të tjerë që gjërat e tyre të mos diskutohen më brenda shtëpisë. Mes të tjerash ajo i tha reperit në një lidhje live mbrëmjen e djeshme se gëzon shëndet të plotë dhe se do të flasin kur ai të dalë jashtë.

“Pikë së pari, për sa i përket marrëdhënies së sonë e dua privatësinë dhe gjërat tona i diskutojmë jashtë. Të kuptoj që je në një format 24 orë live. Janë disa tema që nuk dua të përmenden më, shëndeti im është diçka private, unë jam shumë mirë dhe të lutem mos e përmend më”, ka thënë Kejsi.

“Ty edhe banorëve të tjerë, dua të ju them merreni parasysh të fokusoheni tek njerëzit që janë aty dhe ua kërkoj që të respektoni privatësinë time. Mos ma ngacmoni Stresin, duke më përmendur mua. Ty, Stres të uroj fitore”, ka shtuar ajo mes të tjerash.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll