Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ta hetojë SPAK këtë rast”, Unioni i Gazetarëve dënon sulmin ndaj Top Channel: Të gjendjen autorët

Shkruar nga Newsbomb
“Ta hetojë SPAK këtë rast”, Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar në Top Channel, ku nga breshëria e kallashnikovit humbi jetën roja Pal Kola.

Në një postim UGSH shkruan se ky është sulmi i dytë më i rëndë ndaj një televizioni kombëtar pas atij të vitit 1997 ndaj redaksisë së “Koha jonë” dhe sulmit mbi Radio Televizionin Shqiptar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon një hetim urgjent, të posaçëm nga organet e drejtësisë dhe ligjzbatuese si dhe të gjenden autorët e këtij akti terrorist për të mësuar arsyet dhe motivet e sulmit ndaj televizionit Top Channel.

UGSH kërkon që ky akt terrorist mbi televizionin kombëtar të hetohet prej një ekipi special, nga SPAK dhe hetues të posaçëm.

Postimi i plotë:

Tiranë 27 Mars 2023

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë aktin kriminal kundër televizionit kombëtar, Top Channel dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët  dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola i cili humbi jetën nga akti kriminal teksa ishte në krye të detyrës.

Ky është sulmi i dytë më i rëndë ndaj një televizioni kombëtar pas atij të vitit 1997  ndaj redaksisë së “Koha jonë” dhe sulmit mbi Radio Televizionin Shqiptar.

Ky akt terrorist është një agresion flagrant dhe tejet i rëndë ndaj lirisë së medias, demokracisë dhe sigurisë në vend.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon një hetim urgjent, të posaçëm nga organet e drejtësisë dhe ligjzbatuese si dhe të gjenden autorët e këtij akti terrorist për të mësuar arsyet dhe motivet e sulmit ndaj televizionit Top Channel.

UGSH kërkon që ky akt terrorist mbi televizionin kombëtar të hetohet prej një ekipi special, nga SPAK dhe hetues të posaçëm.

UGSH paralajmëron institucionet  se vonesat për zbardhjen e autorësisë dhe ndëshkimin do të bashkëshoqëtohen me protesta dhe reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll