Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video ku shihet me zë dhe figurë kryeministri Rama tek premtonte në 2018 hapjen e aeroportit të Vlorës pak para fundit të 2020.
Gjithashtu është dhe një sekuencë e shkëputur nga fjalë e kryeministrit sot në Vlorë, teksa e përmendte sërish aeroportin e Vlorës.
Duma thotë se Rama ka premtuar në këto 8 vite vetëm projekte 3D, të cilat nuk kanë mbaruar.
Postimi i Grida Dumës
Ça s'na dëgjuan veshët, e kurrë s'na i panë sytë.
Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara.
8 vjet plot me projekte 3D.
8 vjet gënjeshtra 3D.
BËNI KUJDES NGA PROJEKTUESI I MASHTRIMEVE!
Shumë shpejt do jetë një ëndërr e keqe!