Hapësire reklamuese

Aktualitet

“T’u lexosh fëmijëve është qejf dhe thelbësore”, zv.ministrja ironizon Bashën: Sidomos kur libri përputhet me moshën e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Romina Kuko - Basha i lexon vajzes se tij

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një video ku shihet një baba që i lexon një libër djalit të tij të vogël.

Ai shkruan se “t’u lexosh fëmijëve është qejf dhe thelbësore”, ndërsa postimin e tij e ka ripostuar zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko.

“Patjetër. Sidomos kur libri përputhet me moshën e fëmijës”, shkruan zv.ministrja, e cila ironizon kryedemokratin Lulzim Basha për foton që ai publikoi disa ditë më parë.

Në foton e Bashës shihej kryedemokrati që i lexonte një libër vajzës së tij, por në rrjet shpërthyen talljet për shkak se libri që Basha po lexonte ishte për fëmijë shumë të vegjël, ndërsa vajza e tij është 10 vjeçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu