Këtë muaj rikthehet shiu i meteorëve dhe astronomët premtojnë se do të jetë një spektakël i vërtetë në qiellin e natës.
Shiu i meteorëve Perseid do të arrijë kulmin në datën 12 gusht, por shndërritja e meteorëve mund të vëzhgohet që sot.
Sipas ekspertit të meteorëve nga Nasa, Bill Cooke, do të mund të shohim rreth 150 – 200 meteorë në orë, ndryshe nga vitet e tjera që janë regjistruar rreth 80. Sigurisht që vendi ideal për të parë nën qetësinë e natës këtë spektakël është larg dritave të qytetit.