Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Sytë e krimit”, çmontohen 15 kamera spiune tek shtëpia e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit gjatë javëve të fundit ka nisur një operacion për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminele, që monitoronin lëvizjen e policisë dhe jo vetëm.

Kamera janë çmontuar në Shkodër, Lushnje, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë dhe Pogradec. I njëjti operacion nisi dje në Tiranë, ku në disa lagje u çmontuan gjithësej 155 kamera, ndërsa janë vënë nën hetim 37 persona.

Bëhet me dije se janë çmontuar 15 kamera të paligjshme tek shtëpia e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit. Personat në fjalë janë emra shumë të njohur për policinë, pasi janë të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Kamerat ishin instaluar mes shtyllave, në muret e pallateve, duke kontrolluar një pjesë të rrugëve që të çonin në banesat e familjarëve të dy personazheve në zonën e Ish-Parkut të Autobuzave.

Mes personave nën hetim janë identifikuar edhe: Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi dhe Zenel Gjosh.

Kujtojmë që vetëm pak më parë policia dhe aksion në lidhje me operacion, ku njoftonin se janë çmontuat 155 kemara që ishin vënë në zona të ndryshme të Tiranës në mënyrë të paligjshme.

 

 

Më shumë