
Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka fituar nënshtetësinë shqiptare në mbrëmjen gala të FSHF-së “Më të mirët 2023”.
Ishte Kryeministri i vendit Edi Rama që u ngjitë në skenë me një sërë dhuratash. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtuar Sylvinhos, i cili më pas u ngjit në skenë së bashku me Presidentin Begaj, i cili i dorëzoi nënshtësinë shqiptare trajnerit.
Mirëpo dhuratat nuk do të mbaronin këtë, pasi në një kuti të kuqe kryeministri Rama i dha të gjithë skuadrës kombëtare pasaporta diplomatike.
“Jam këtu me privilegjin për të thënë dy fjalë që kanë të bëjë me nevojën për të përgëzuar ata që mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biasi i cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejan i cili mori përsipër të drejtojë të drejtojë skuadrën tonë duke u bërë ura mes dy sukseseve dhe dua ta mbyll me Sylvinhon për të ndaluar pak këtu. Sylvio a e njeh presidentin e Republikës sonë? Të ftoj të vish pak në skenë.
Tani ftoj edhe Hysajn të vijë në skenë. Kur skuadra jonë Kombëtare u kualifikua në Europianin e 8 viteve më parë, ne u dhamë të gjithëve një pasaportë diplomatike. Mirëpo, nuk u kualifikuan pas 4 viteve dhe pasaporta diplomatike iu dogj afati. Tani është koha që të rivehet afati dhe do të përfitojnë edhe lojtarët që do ta kenë për herë të parë këtë pasaportë. Do të jenë ambassador të Shqipërisë”, tha Rama.