Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli komenton rezultatin në zgjedhje dhe humbjen e Partisë Demokratike, ku ka mbajtur për disa vite postin e zëdhënëses.
Mëhilli tha në emisionin “Opinion” se në zgjedhjet e 2021 nuk pati një votë “Rama ik”, por ndodhi e kundërta, mes Bashës dhe Ramës, shqiptarët zgjodhën Ramën.
Ajo tha se prej 2013-ës, opozita ka qenë e dobët dhe në rënie.
“Tani të jem e sinqertë ka fituar Rama nëse shifrat mbeten këto. Nuk ka një votë ‘Rama ik’, por vota që i thonë z. Basha se në pushtet nuk vjen dot se të ka ardhur radha, por duhet punë. Midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ka pasur opozitë të dobët, që nga 2013 ka qenë në rënie”, u shpreh Mëhilli.