Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
54 %
2.6kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Suzana Shkreli, shqiptarja e vetme që luftoi për kongresin amerikan, humbi garën: Ja ç’tha pas rezultatit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d89eb3ed32e4f602ef5da66f70c6b34a

Suzana Shkreli, shqiptarja që kërkonte votat e amerikanëve për kongres ka humbur garën përballë kandidatit republican Mike Bishop, raportojnë mediat amerikane. Ai ka fituar një mandat të dytë për të shërbyer në Uashington D.C. 

Demokratja Suzana Shkreli ka marrë 37 përqind të votave kundrejt 58 përqind të marra nga Mike Bishop.

“Ishte një garë e gjatë dhe e çmendur me ulje ngritje” I tregoi Bishop The Detroit News. “Nuk mendoja se do të shkonte në një farë mënyre në disa drejtime sikurse shkoi, por jam shumë i lumtur që të shërbej edhe për dy vite të tjera”, tha Bishop.

Shkreli është një 29 vjecare, prokurore dhe e ardhur rishtaz në politikë.

American Action Netëork ka raportuar se ka shpenzuar më shumë se 700 mijë dollarë në tre javët e fundit të zgjedhjeve.

“Gjatë katër javëve të fundit kam pasur privilegjin që të udhëtoj në distriktin e Miciganit dhe të flas me njerëzit, të dëgjoj historitë e tyre dhe sit ë luftoj për ta në Kongres” tha Shkreli në një deklaratë.

“Kjo fushatë ka qenë gjithmonë një luftë për një axhendë që do të conte më përpara familjet e shtresës së mesme. Dhe pse ndihemi jot ë fortë sot, ky udhëtim nuk ka përfunduar. Unë do të vazhdoj të luftoj për familjet e shtresës së mesme, për të krijuar punë më të mira, për të mbrojtur sistemin e sigurisë dhe shëndetit” tha ajo. 

Më shumë

spot_img
spot_img