Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Suvatoi këto muret se janë si të Bathores në vitet ‘90’, Rama batuta në Berat, i drejtohet kryebashkiakut Demo: Iu plotësua ëndrra këtyre që të kanë kryetar ty!?

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama me kryebashkiakun Ervin Demo, Berat

Kryeministri Rama ka qenë sot në Berat ku ka inspektuar disa prej investimeve publike atje.

Teksa inspektonte punimet për rrugën e re që shkon deri në Kalanë e qytetit, Rama i ka kërkuar kryebashkiakut Ervin Demo që të suvatojë muret anësore sepse kryeministrit i duken si murret e Bathores të viteve ’90. “Edhe këto muret, se kjo tani është rrugë turistike. Të paktën një suvatim, një bojë të bardhë. Që të mos jenë kështu si mure të Bathores, të viteve ’90”, thotë Rama.

Më vonë, Demo i thotë kryeministrit se një nga rrugët që ata shikojnë nga afër është zhvillim i madh për qytetin, sipas kryebashkiakut “deri diku një ëndërr e largët”. “Ajo çfarë po ndodh është një gjë e cila shpesh herë ka qenë deri diku një ëndërr shumë e largët”, u shpreh Demo.

Ndërkohë, Rama reagoi menjëherë për deklaratën e kryebashkiakut, por nuk u kuptua nëse ajo ishte batutë apo ironi. “A u realizua ëndrra të të kenë ty kryetar bashkie këta apo jo. Pastaj pas kësaj gjithë të tjerat vijnë. Ë Fadil (i drejtohet deputeti Fadil Nasufi)”, i tha kryeministri Ervin Demos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu