Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Suvaja ra mbi fëmijën te Pediatria, reagon QSUT: Dy pacientët e vegjël janë mirë, po merren masat e menjëhershme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar ditën e sotme në shërbimin e urgjencës Pediatrike në Tiranë.

Me anë të një deklarate për media thuhet se tavani ka rënë në një dhomë ku ishin dy pacinetë të vegjël, por që pas tyre nuk kanë dëmtime.

Deklaratë për Media:

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.

Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.

LEXO EDHE: Shembet suvaja e Pediatrisë së Tiranës, raportohet për një fëmijë të plagosur

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img