Hapësire reklamuese

Showbiz

"Suus nuk është këngë", Agim Doçi shpjegon si na përfaqësoi në Eurovizion Rona Nishliu

Shkruar nga Newsbomb

Autori i njohur i shumë këngëve shqiptare, Agim Doçi ka thënë se përfaqësimi në Eurovizion me Rona Nishliun nuk ka qenë me një këngë, por me një ulërimë.

Në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ai shpjegon se materiali i Nishliut është ulërimë e një fatkeqësie, tragjedie dhe krimeve që ishin bërë. Doçi tha se krenohet me përfaqësimin me një vokal të përsosur, si të Rona Nishliut.

 “Rona Nishliu zuri vend më të mirë nga të gjithë këta, zuri vendin e pestë, por ajo nuk është këngë. Ajo është ulërimë. Ulërimë e një fatkeqësie, tragjedie, gjenocide dhe krime që ishin brë. Unë edhe sot nuk e di çfarë përfaqëson kënga me përjashtim të një vokali të përsosur të Rona Nishliut. Unë krenohem me Rona Nishliu”, u shpreh autori i këngëve Agim Doçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll