Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Surprizuese, motra e Rita Orës pozon krah Dua Lipës: Mbretëresha jonë e bukur, na bën krenare!

Shkruar nga Newsbomb

Raportet mes dy këngëtareve shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa  dhe Rita Ora, është thënë që nuk janë shumë të mira. Por një foto e  publikuar nga motra e Orës, Elena na tregon të kundërtën.

Është thënë se molla e sherrit mes dy artisteve të njohura ishte sepse Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Por surpriza erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në rrjetet sociale.

Elena nuk i kurseu fjalët e ëmbl për këngëtaren, duke shkruar:

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare për ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese