Hapësire reklamuese

Aktualitet

Surprizat e motit sot, temperatura të larta dhe reshje shiu në disa zona

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Sot priten reshje lokale në të gjitha qarqet, në përgjithësi të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Sipas asaj që raporton IGJEUM duhet theksuar që reshjet do të jenë më të mundshme në pjesët e tyre malore (dhe ato pranë tyre).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe dhe breshër), por mundësia është më e vogël sesa dje.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 38 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

auto_m21562448847.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu