Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Surpriza: Sondazhet tregojnë kush i fiton zgjedhjet në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas sondazheve kryeson kampi populist i djathtë i udhëhequr për herë të parë nga një grua. Giorgia Meloni mund të bëhet ekstremistja e parë e djathtë që do të drejtojë Italinë që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Nga zgjedhjet e sotme në Itali mund të ndodhë një kthesë politike, sepse sipas sondazheve të fundit, partia ekstremiste e djathtë “Vëllezërit e Italisë”, e drejtuar nga Giorgia Meloni, është forca më e fortë politike me rreth 25 për qind, kurse socialdemokratët e Enriko Letës pritet të fitojnë rreth 22 për qind të votave.

Rreth 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë këtë të diel. Por edhe pse bëhet fjalë për një votim me ndikimin themelor në drejtimin e vendit, sipas studiuesve elektoralë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pjesëmarrja do të jetë rreth 65 për qind. Sondazhet e fundit janë bërë 14 ditë më parë, sepse ligji italian për zgjedhjet nuk lejon organizimin e sondazheve më afër datës së zgjedhjeve.

Surprizat tek elektorati italian, i cili është i vështirë për t’u parashikuar, janë të mundshme. Por sipas mediave italiane shumica e studiuesve elektoralë mendojnë se këtë të diel nuk pritet zgjedhja surprizë e Giorgia Melonit, e cila do të ishte ekstremistja e parë e djathtë që do të udhëhiqte vendin që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Mendimi pothuajse unanim është se shanset e skuadrës së Giorgia Melonit  për të fituar janë vetëm 60/40. Katër vite më parë, në zgjedhjet e fundit, “Vëllezërit e Italisë” fituan rreth katër për qind. Fituesit e mëdhenj në atë kohë ishin populiste e majtë “Lëvizja Pesë Yjet” dhe partia populiste e djathtë “Lega”. Yjet ishin partia më e fortë me mbi 32 për qind. Lega mori 17 për qind. Dhe që të dyja ftuan më shumë se sa kishin parashikuar sondazhet. /DW

Më shumë




spot_img








spot_img