
Një portal ka publikuar disa foto nga kazanët e plehrave e muret në Sarandë ku shkruhet: ‘Rama ik’.
Aktivistët të cilët kanë realizuar këtë por edhe ai që ka shkruar lajmin e cilësojnë si ‘surprizë’, ndërsa Fressh-istja Joleza Koka është revoltuar së tepërmi nga ky akt, që vjen në prag të sezonit turistik.
‘Ceshte ky lajm idiot që e shpërndani me kaq krenari?? Vandalizimi i qyteteve turistike në prag sezoni është komplet vetëvrasje kolektive.
Ndërkohë ka me dhjetra iniciativa për të pastruar plazhet, koncerte në jug, mbjellja e bugavilleve, fushata pronovuese online vini ju artistët e kazanave, që keni zbuluar bojën e kuqe’, shkruan Joleza Koka.