Hapësire reklamuese

Rajoni

Surpriza në Maqedoni, opozita braktis zgjedhjet e 24 prillit: Nuk do jenë demokratike

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka realizuar një takim me përfaqësuesit e partive të bllokut opozitar, me ç’rast njëzëri kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 24 prillit.   Kreu i LSDM-së ka marrë mbështetje të plotë nga partnerët e koalicionit nga opozita e bashkuar, raporton Alsat.

Në takimin e sotëm  të kreut opozitar me partnerët e koalicionit ku morri pjesë edhe  Stevo Pendarovski u konfirmua një unitet drejt hapave që duhet ndërmarrë lidhur me zhvillimet politike në vend.

LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit mbetën të prerë në zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike duke këmbëngulur në  pastrimin e  Listës zgjedhore dhe të sigurohet raportim profesional i mediave.

 “Vetëm zgjedhjet e tilla do të ishin në interes të Maqedonisë, dhe vetëm në zgjedhje të tilla opozita do të marrë pjesë. Për LSDM-në dhe partnerët e koalicionit nuk janë të pranueshme zgjedhje më 24prill. LSDM dhe opozita e bashkuar nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizohen më 24 prill”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Lidhur me pjesëmarrjen e ministrave dhe zv/ ministrave të opozitës në qeveri, është konstatuar se një vendim i tillë është miratuar në organet qendrore të partive nga blloku opozitarë. Organet qendrore dhe trupat tjerë të partive të bllokut opozitarë sapo të miratojnë vendim për pjesëmarrje në qeveri, do t’i bëhet i ditur opinionit”, thuhet më tej në njoftimin e LSDM-së dhe bllokut të bashkuar opozitarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu