Nesër, 12 qershor Partia Socialiste feston ditëlindjen e 30-të. Në një deklaratë për media sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka folur për organizimin që do të mbvahet.
Ai tha se më fillim do të ketë një fjalim falenderues për të gjithë ata që kanë kontribuar në PS, teksa tha se kryeministri Edi Rama do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.
Ai ndër të tjera tha se PS po përgatitet për të fituar mandatin e katërt.
“Nesër PS feston 30-vjetorin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot, por natyrshëm që ky është një moment historik në rrugëtimin e PS, e cila gjatë gjithë këtyre 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Është e vetmja forcë politike që gjatë këtij rrugëtimi nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, por ka kontribuar në forcimin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe çuarjen përpara të reformave, që na kanë afruar sot më shumë se kurrë me ëndrrën e anëtarësimit në BE. Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit ditën e nesërme, do t’i dedikohet rrugëtimit të këtij 30-vjecari.
Unë nuk do të zbardh sot surprizat e bukura, që do të sjellë të gjithë kontributin e atyre në PS, që duke kontribuar për PS, kanë kontribuar edhe për rrugëtimin në BE. Do të ketë mesazhe, përshëndetje, dhe pas kësaj do të kalojmë në prezantimin e vizionit tonë “Shqipëria 2030”, ku brenda kësaj pjese do të jetë edhe përmbledhja e objektivave tona për mandatin e ri qeverisës. Më pas, është dhe një pjesë tjetër, që është pjesa që lidhet me procesin e thellë të analizës dhe riorganizimit të plotë të strukturës së PS në të gjithë territorin, në të gjitha nivelet, nga ai bazë në të gjitha nivelet e tjera.
Nesër ka peshë dhe fjala e zotit Rama. Prej sot fillojmë përgatitjen tonë prej sot për të fituar mandatin e 4. Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për të fituar. Të krijojmë një dialog konstruktiv në dobi ntë interesave të vendit. 2021 është i rëndësishëm, brenda këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën
Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të kuvendit do kemi mundësi të krijojmë mundësi të reja komunikimi. Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa refoma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që ti çojmë para reformat. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit të ngremë komunikim të ri”, tha Balla.