Hapësire reklamuese

Aktualitet

Superskandali / “Atelier 4” fiton të gjitha projektet qeveritare, këtë herë pa nisur konkursi

Shkruar nga Newsbomb

Studioja arkitekturore “Atelier 4” vazhdon të fitojë thuajse të gjitha “konkurset” nga qeveria shqiptare që nga Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës e deri te Bypass-i i Gjirokastrës dhe plani për rregullimin e Jugut.

“Atelier 4” është studio me administrator Alban Eftimiun, punonjës i Bashkisë Tiranë gjatë kohës që drejtohej nga Edi Rama.

LEXO EDHE: Plani për Jugun/ “Ministrja Gjermeni firmos për Atelie 4, studioja mori 8 milionë dollarë”, Hila denoncon aferën

Studioja e preferuar e qeverisë që ka fituar projektet miliona dollarëshe, këtë herë ka mundur të shpallet fituese e konkursit për Bypass-in në zonën historike të Gjirokastrës. Arkitekti Besnik Aliaj denoncon shpalljen e fituesit, para konkursit në këtë mënyrë:

"Hapet konkursi i qeverisë dhe del një vajzë e "sinqertë" që pasi hap konkursin, thotë rregullat e lojës me seriozitet maksimal por në fund bën një "gafë" frojdiane e shkreta ... duke thënë në publik me plot gojë dhe me bindje:

E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4”, një situatë që Aliaj e quan sa komike dhe revoltuese", kjo është situata që ka revoltuar edhe studiot e tjera konkuruese të cilat ishin përgatitur për konkursin.

Ja denoncimi i këtij skandali:

"E PAPARË :

Dje ishim në konkurs në Gjirokastër: 3 studio finaliste, për bypass-in e Gjirokastrës në zonën historike ...

Finalistë ishin studio: Atelier 4, Metropolis, dhe Son engineering. ...

Hapet konkursi i qeverisë dhe del një vajzë e "sinqertë" që pasi hap konkursin, thotë rregullat e lojës me seriozitet maksimal por në fund bën një "gafë" frojdiane e shkreta ... duke thënë në publik me plot gojë dhe me bindje:

E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4 !!!!! :))))) :((((

Gajasje pa fund nga të gjithë të pranishmit! Por edhe trishtim e revoltë për këtë korrupsion pa turp dhe ditën për diell! Fituesi u shpall pa filluar akoma konkursi ...

Dhe sikur mos mjaftojë kjo juria edhe pse u mundua të lante (me falni) "mu**n më shu**ë" ishte aq e pacipë dhe arrogante sa të shpallte në fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! ... Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjalë!

Të kuptohemi studio është në punë të vetë! Bravo i qoftë që ka kaq sukses!

Mbetet të shohim vendimin final të Ministres së MZHU, ose Kulturës, apo Drejtoreshës së AKPT/Atelier Albania ... Dhe të kuptojmë këtë simpati të madhe e flagrante. Madje duhet të shohim: A do kenë aq kurajo sa të nënshkuajnë këtë kontratë”, shkruan Arkitekti Besnik Aliaj i studio Metropolis.

LEXO EDHE: Alban Eftimi dhe Atelier 4, firma që po bën “Loro Boriçin”. I preferuari i Ramës merr projektet kryesore

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll