Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Superskandal” denoncimi i FORTË i Berishës: Qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara prej 10 ditësh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi ka reaguar për procesin e vaksinimit masiv në Shqipëri duke thënë se prej 10 ditësh qytetarët po vaksinohen me vaksina të skaduara.

Teksa mjekët kanë ndërprerë procesin e vaksinimit, Berisha shton se kryeministri Edi Rama i “detyron” ata të vazhdojnë me vaksinimin e popullatës.

Më tej, Berisha shkruan se para 15 ditësh Serbia ka shkatërruar një kontigjent me vaksina të skaduara. Sipas tij, përdorimi i një vaksine të skaduar përbën një kërcënim serioz për jetën e të vaksinuarve dhe një vepër e rëndë penale.

Postimi i plotë:

Superskandal!

 Ndal vaksinimit elektoral te qytetarve me vaksina te skaduara.

Prej 10 ditesh shqiptaret vaksinohen me vaksina ta skaduara.

Bluzat e bardha nderpresin procesin e vaksinimit.

Xhahili i Surrelit detyron vazhdimin e tij!

Miq, ne menyre te perseritur kam denoncuar fshehjen e dates se skdences te vaksinave nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia.

Para 15 Serbia shkaterroi nje kontigjent vaksinash te skaduara.Perdorimi i nje vaksine te skaduar perben nje kercenim serioz per jeten e te vaksinuarit dhe nje veper te rende penale. Denoj me ashpersine me te madhe perdorimin elektoral te vaksinave te skaduara dhe i beje thirrje OBSH te nderhyj me urgjence per te nderprere menjeher kete eksperiment kriminal çnjerzor te autoriteteve shqiptare

Lexoni denoncimin e bluzbardhit dixhital dhe shikoni ne foto daten e skadimit te vaksinave 6/4/2021!

Mirmbrema. Ndjese per oren e vone. Sot ka ndodhur skandali i rradhes i ripjelljes ne lidhje me vaksinimin. Rreth mesdites vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi mjeket vaksinues konstatuan qe vaksinat e ardhura se fundmi kane daten e skadences 09.04.2021. Pati nje grumbullim te madh njerzish pas nderprejes se vaksinimit. Duke qene se njerzit u merzit dhe irrituan me situaten e krijuar, me urdher nga lart mjeket dhe infermieret i detyruan te kthehen ne vende dhe te fillojne perseri vaksinimin. Nga ky moment cdo person nuk u lejua brenda cadrave. Po ju dergoj foton Data e sakadimit shenon 06.04.2021. ju siguroj qe diten e djeshme vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi vaksinatoret konstatuan  qe kjo eshte data e skadences. Ju lutem ju bejeni publike se kjo qe po ndodhe eshte shume e rrezikshme.Keta nuk ndalen para asgjeje per propaganden e tyre duke kercenuar shendetin me vaksina te skaduara.me respekt

spot_img

Më shumë

spot_img