Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Superoperacion në Itali, kapet 3.5 milion euro heroinë e fshehur në garazh, arrestohet trafikanti shqiptar

Lajme të ngjashëm

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mësohet se shqiptari, jetonte prej disa kohës në Urago Mella dhe ishte një ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës në shtetin fqinj.

Autoritetet e kishin ndaluar 47-vjeçarin për një kontroll dhe përveç një sasie të vogël droge iu gjetën edhe një grumbull çelësash me vete.

Shqiptari e kishte menduar gjithçka në detaje, pasi gjatë kontrollit në banesë nuk iu gjet asgjë, por rreth një kilometër larg shtëpisë ndodhej një garazh, paksa i vështirë për tu gjetur.

Nga kontrolli në garazh u sekuestruan 20 telefona celularë dhe 43 kilogram heroinë, të ndara në 86 topa nga gjysmë kilogram secila.

Brescia Today raporton se droga ishte e cilësisë së pastër dhe nëse dilte në treg kapte shifrën e 3.5 milionë eurove.

Ky është konfiskimi më i rëndësishëm i heroinës në të gjithë Italinë dhe gjatë gjithë vitit 2019.

47-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, konsiderohet si një nga tregtarët më të rëndësishëm të drogës në Veri, dhe ndoshta edhe më tej, një shumicë e nivelit që drejtoi biznesin për miliona dhe miliona euro. 

Guardia di Finanza ka ardhur tek ai pas një serie arrestimesh në muajt e fundit.

Më shumë