Superoperacion i policisë dhe RENEA-s, arrestohet 26-vjeçari për vrasjen e trefishtë tek ‘Uji i Ftohtë’, ja ku fshihej (Emri dhe Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:19 20-01-2017 Superoperacion i policisë dhe RENEA-s, arrestohet 26-vjeçari për vrasjen e trefishtë tek ‘Uji i Ftohtë’, ja ku fshihej (Emri dhe Foto)

Policia Vendore në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar shtetasin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë me automatik në plazhin e kalasë në korrik të 2013-ës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Operacioni për kapjen e tij u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt të një pallati në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë.

Shtetasi Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas, me gjeneralitetet përkatëse:  

1-D.A., 53 vjeçe, 

2- S.B.,18 vjeç,

3- S.I., 35 vjeç.

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati. Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet. Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës. Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - një armë zjarri të llojit Pistoletë TT, - një silenciator, - një krëhër të mbushur me fishekë, - 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm, - 2 aparatë celularë. U bë ekzekutimi i Vendimit Nr.376, datë 02.07.2015, për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim" (Neni 79/dh, 25, i K.Penal). Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

 uji.jpguji1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amnistia i shpëtoi nga burgu, por ç’po ndodh me 2 mijë të liruarit?
Tenton t'i japë para punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.013880014419556
array(1) { ["section"]=> string(134) "superoperacion-i-policise-dhe-renea-s-arrestohet-26-vjecari-per-vrasjen-e-trefishte-tek-uji-i-ftohte-ja-ku-fshihej-emri-dhe-foto-66103" }