Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SUPERLIGA SHQIPTARE/ SUPER PARTIZANI fiton në Durrës dhe merr kryesimin, Tirana ngelet jashtë Europës, 4 ekipe në garë për titullin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar java e 34-t e Kategorisë Superiore, ku Partizani ka marrë një fitore të madhe në Durrës, duke mposhtur me rezultatin minimal 0-1 vendasit në “Niko Dovana”. Golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Çinari në minutën e 24, teksa Partizani e sheh veten në vendin e parë kur kanë ngelur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Tirana humbet 0-1 përballë Laçit dhe i thotë “lamtumirë” Kupave të Europës, ndërsa kurbinasit futen në garë për titull, pasi gjenden vetëm 2 pikë pas Partizanit kryesues. Edhe Vllaznia e sheh veten në “vallen” e trofeut, pasi fitorja 1-0 përballë Kastriotit i ngjit shkodranët në kuotën e 60 pikëve, 2 më pak se Partizani, me të cilin do të ndeshen javën e ardhshme.

Skënderbeu ka marrë një fitore me “aromë mbijetese”, pasi mposhti 2-0 Apoloninë dhe u ngjit në vendin e 7-të, 4 pikë më shumë se vendi i 9-të. Fiton edhe Kukësi ndaj Bylis, një rezultat që i prish më shumë punë ballshiotëve sesa i bën punë kuksianëve, të cilët luajnë pa objektiva.

Renditja:

Screenshot 5 22

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img