Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Supergrabitja e 10 milionë eurove, Komisariati i Rinasit merr përsipër sigurinë e aeroportit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e3e1f318f8ef48ca961b57349db8c898

Që prej ditës së sotme, siguria e aeroportit ‘Nënë Tereza’ do të merret përsipër nga Komisariati i Policisë së Rinasit.

Në një deklaratë për mediat nga Rinasi, drejtori i Policisë Ardi Veliu, u shpreh se Komisariati i Rinasit krahas detyrave për kontrollin e kufirit do të ketë dhe menaxhimin e sigurisë në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

‘Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil’, u shpreh ndër të tjera Ardi Veliu.

Ndërkohë zv.ministri Artan Shkreli shtoi se siguria do të rritet në nivelet më të larta, për të ruajtur në rradhë të parë jetën e njerëzve.

‘Kemi dhënë rekomandime për rritjen e sigurisë. Parametrat e sigurisë që janë bërë në pranverë të 2013 do ndryshojnë duke pasur parasysh ngjarjen e djeshme. Do të jetë Policia e Shtetit që do marri përgjegjësi.

Koncesionari nuk ka qenë në gjendje të krijojë atë nivel sigurie që kërkohet sot, referuar ngjarjes së mëparshme. Shumë shpejt do të ketë informacione se çfarë ju gjet personit të vrarë. Duhet thënë se ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje në njerëz’, u shpreh Shkreli, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img