
Një arsenal i madh armësh u gjet në qytetin e Elbasanit gjatë një aksioni të forcave speciale RENEA në 1 korrik.
Armët janë moderne, të modifikuara dhe varjojnë nga automatike te snajperat. Operacioni është mbajtur sekret, pasi hetimet vijojnë për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale.
Sipas gazetares Klodiana Lala, armët e gjetura janë në pronësi të një personi, i cili ka lidhje familjare me një prokuror në Prokuorinë e Elbasanit.
“Magazina ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion”, tha gazetarja Lala për News24.