Hapësire reklamuese

Rajoni

Superaksioni/ 251 makina kanadeze të vjedhura sekuestrohen në portin italian

Shkruar nga Newsbomb
Superaksioni/ 251 makina kanadeze të vjedhura sekuestrohen në portin

Superaksioni/ 251 makina kanadeze të vjedhura sekuestrohen në portin italian, ku destinoheshin të shkonin

Interpol ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se së bashku me policinë italiane dhe atë kanadeze kanë arritur të kapin 251 makina kanadeze të vjedhura, që nëpërmjet cargove të ndryshme, po zbrisnin në një port të Italisë, Portin Gioia Tauro.

Vendndodhja e këtij porti është ndërmjet ngushticës së Gjibraltarit dhe kanalit të Suezit, dhe për trafikantët ishte më i lehtë zbarkimi i tyre.

Ky është operacioni më i madh ndonjëherë për kapjen e makinave të vjedhura, të cilat, sipas autoriteteve do të përdoreshin në Lindjen e Mesme por edhe krime në zona të ndryshme në botë nga qarqet kriminale.

Makinat janë zhdukur nga Kanadaja për muaj me radhë dhe mes tyre kishte edhe brande të shtrenjta dhe prestigjioze.

Brenda kontenierëve në 18 anije kargo, makinat ishin fshehur mkrekullisht. Për të treja policitë, italiane, kanadeze dhe Interpol, ky është një nga aksionet më të mëdha për vjedhjen e makinave edhe pse, teknikat e hajdutëve të makinave janë perfeksionuar në Kanada, pavarësisht masave të marra nga ky shtet me celësa dedektivë për vendndodhjen e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese