Hapësire reklamuese

Aktualitet

Super-Yahti 250 milionë USD i miliarderit rus mbërrin në Durrës, magjia e një prej 10 objekteve të lundrimit më luksoze në botë (FOTO nga BRENDA)

Shkruar nga Newsbomb

“Magjia” e çmimeve të karburantit sjell në Shqipëri super-yahtin Anna, të miliarderit rus Dmitry Rybolovlev që u ankorua dje tranzit në Portin e Durrësit, pasi erdhi nga Mali i Zi, ndërsa mëngjesin e sotëm është nisur drejt Greqisë, raporton newsbomb.al.

Plot 200 mijë litra karburant ka marrë super-yahti ndërkohë që sipas burimeve nga Porti i Durrësit, në të, kishte të paktën mbi 20 vajza që duket se ishin në festë. Ato, nuk kanë dalë jashtë jahtit, por mendohet se në të ka qenë vajza e miliarderit rus, Anna, emrin e të cilës, mban edhe vetë Yahti luksoz.

Me rezidencë, Rybolovlev dhe familja e tij qëndrojnë në Monaco, raporton newsbomb.al.

Yahti i mbërritur në portin e Durrësit është i gjatë 110 metra me 24 gabina, 16 prej të cilave I ka për personelin, dhe 8 për të ftuarit në yaht.

Eshtë ndër yahtet më të reja në botë, i prodhuar në 2018 dhe është I vendosur në 10 yahtet më luksozë që qarkullojnë në ujrat botërore për turizëm. Yahti ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh dhe shpenzime vjetore prej 25 milionë dollarësh.

Eshtë “luks” për një vend të vogël si i yni që njerëzit, banorët, turistët, të shikojnë qoftë edhe për së largu që Yahte të tilla të mbërrijnë në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll