Super-operacioni antidrogë në Skrapar e Berat, policia zbulon detaje të reja, si u fsheh droga në 3 banesa

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 30-04-2017 Super-operacioni antidrogë në Skrapar e Berat, policia zbulon detaje të reja, si u fsheh droga në 3 banesa

Zbardhen detaje të reja lidhur me super-operacionin antidrogë "Bogova" në zonë  e Skraparit dhe Beratit.

Në këtë operacion u sekuestruan 1888 kg marijuanë.

Policia ka arrestuar 1 person dhe tre të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, policia bën me dije se droga u gjet e fshehur në tre banesa.

Konkretisht në banesën e Islam Zylyftarit u gjetën 820 kg marijuanë, në banesën e dytë të shtetasit Z.V 485 kg bimë marijanë, ndërsa në shtëpinë e tretë të M.Z vetëm 5 kg marijuanë.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë "Bogova".

Si rezultat i operacionit,  në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës  ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur "Lëmi" 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shpërndarësi i drogës, zbulohet metoda e shitjes së kanabisit pa rënë në sy
Rikthehen maskat, grabisin me armë banesën e kambistit në Maliq (SHUMA E PARAVE SIPAS POLICISË DHE FAMILJARËVE) »
Article Logic
Execution time: 0.013706207275391
array(1) { ["section"]=> string(110) "super-operacioni-antidroge-ne-skrapar-e-berat-policia-zbulon-detaje-te-reja-si-u-fsheh-droga-ne-3-banesa-76938" }