Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Super operacioni antidrogë në Greqi, policia jep DETAJE, mes të arrestuarve 3 shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë shtetas grekë dhe tre shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Si kreu i rrjetit konsiderohet një shtetas tjetër shqiptar, që është shpallur në kërkim.

Sipas komunikatës, hetimet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm kishin filluar që në muajin korrik.

Nën komisari i policisë akuzohet se i dispononte lëndë narkotike një rrethi të zgjeruar personash. Të dy policët, duke shfrytëzuar detyrën e tyre, i ofronin rrjetit informata që lehtësonin veprimtarinë e tyre.

Rrjeti i trafikut të drogës vepronte në Atikë, Thesali dhe në Peloponez.

Nga kontrollet që ushtroi policia në tetë banesa, u gjetën dhe u sekuestruan:

Lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis,  5 armë të tipit pistoletë, shuma parash me vlerë të përgjithshme 35.000 euro, një numër i madh telefonash dhe kartash sim, buzhuteri dhe snede të tjra të çmuara.

Gjithashtu u sekuestruan tre automjete që përdoreshin nga rrjeti për të trafikuar lëndët narkotike.

 

Më shumë

spot_img