Hapësire reklamuese

Aktualitet

SUPER-OPERACIONI ‘5 mln euro’ në Tiranë, kush është Sokol Marku dhe vëllai i tij që merren me drogë në Spanjë, iu kapën 18 mjete lukzose dhe prona të paluajtshme

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Sot Policia e Tiranës zhvilloi një operacion të madh ku në fokus ishte sekuestrimi i disa pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E.Marku, që janë vënë në mënyrë të paligjshme.

Dy vëllezërit nga Mirdita janë hetuar në Spanjë për trafik droge dhe dyshohet se jepnin para me fajde. Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 5 mln euro të dy vëllezërve.

Janë kapur në total 18 mjete luzose, 10 pasuri të paluajtshme dhe 2 biznese. 32-vjeçari Sokol Marku ka qenë i hetuar për drogë dhe për pastrim parash në Spanjë dhe në vendin tonë.

Operacioni është kryer në kuadër të ligjit antimafia që vijon të jetë në fuqi. Sokol Marku është një emër i njohur i botës së krimit, ku kryesor ka qenë trafikimi i lëndëve narkotike dhe pastrimi i parave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.