Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Sundimi i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investime”, Ambasadorja Kim: Potenciali i Amerikës në Shqipëri është i madh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21e7c4ae05b1c8b7e8b51abd11b6da55

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, thotë se sundimi i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime të mëdha amerikane në vendin tonë.

“Potenciali për investime të mëdha të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe pozicion gjeografik strategjik. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”, shkruan Kim.

Ajo e bën këtë koment, teksa shpërndan një intervistë për Monitor të John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) të SHBA, me qendër në Beograd.

“Në Shqipëri, DFC planifikon të ndihmojë në sjelljen e investimeve private, me synim zgjerimin dhe stabilizimin e energjisë së rinovueshme në të ardhmen dhe t’ju ndihmojë të bëheni një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë”, ka thënë John Jovanovic.

Dy janë projektet e mëdha që synohen. Së pari është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, për të cilin është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë shqiptare. Projekti i dytë lidhet me kthimin e termocentralit të Vlorës me gaz (sot është me naftë dhe jashtë funksioni).

Më shumë

spot_img
spot_img